Thursday, April 18, 2024
Home Politikë Greqia: Plotësoni kushtet për hapjen e negociatave

Greqia: Plotësoni kushtet për hapjen e negociatave

0
655

Greqia i kujtoi Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore kushtet e vendosura për të hapur negociatat. Ministri i Jashtëm helen Nikos Dendias qëndroi për vizitë në Podgoricë dhe në Zagreb. Gjatë takimit me homologët ai nënvizoi se fillimi i bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Integrimi Europian i Ballkanit Perëndimor është një objektiv strategjik për Greqinë, por Athina zyrtare nuk lë pa nënvizuar plotësimin e kushteve nga të dy vendet. Këtë mesazh përcolli në Podgoricë dhe në Zagreb, ministri i Jashtëm helen Nikos Dendias.

“Integrimi europian i Malit të Zi si dhe integrimi i të gjitha vendeve të Ballkan Perëndimor është një objektiv strategjik i Greqisë. Ne besojmë se kjo është mënyra më e mirë për të ruajtur paqen, qëndrueshmërinë dhe prosperitetin e rajonit tonë,” tha Dendias pas takimit me homologun e Malit të Zi Serjan Darmanoviç.

Më tej në Zagreb kur fjala ra për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, gjatë konferencës të përbashkët të shtypit me homologun kroat, Gordan Radman, Dendias nënvizoi: Kur të jenë përmbushur kushtet e vendosura, ndonëse me gjuhë diplomatike tha se fillimi i bisedimeve të pranimit me të dy vendet sa më shpejt që të jetë e mundur mbetet thelbësore për të nxitur vazhdimin e reformave në këto vende.

Këto kushte për Shqipërinë lidhen me të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, garantimin e parimit të vetëdeklarimit të kombësisë gjatë Censusit të popullsisë së këtij viti si dhe zgjidhjen e çështjes së kufirit detar e cila ka mbetur pezull.

Ndërsa në lidhje me Shkupin, ekziston frika se ardhja e nacionalistëve të VMRO-së në pushtet, mund ta zhbëjë Marrëveshjen e Prespës.

Burime të Ministrisë së Jashtme në Tiranë, thonë se organizimi i vizitës së kryediplomatit helen ka mbetur pezull, pa sqaruar pse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here