Miratohet nga Kuvendi projektligji i amnistisë për të burgosurit

0
770

 

Me 94 vota pro, 8 kundër dhe 2 abstenim, Kuvendi miratoi amnistinë për të dënuarit.

Deputetët me shumicë votash rrëzuan amendamentet e deputetëve të opozitës, Myslim Murrizi dhe Halit Valteri.

Deputeti Murrizi tha se gratë të dënuara duhet të lirohen të gjitha. Duke iu drejtuar mazhorancës, ai tha se “Nuk e keni dëshirën për amnisti , por për falje”

Nga amnistia  përfitojnë 54 gra dhe 6 të mitur, si dhe të gjithë të dënuarit burra që u ka mbetur dhe dy vite dënim, si dhe të gjitha të dënuarit e tjerë që janë mbi 60 vjeç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here