Mbreme e ne emisionin “Arome Shkodre” ne Tv1 Channel eshte transmetauar Panairi final i produkteve agroperpunuese ku ka bashkuar ne Shkoder 10 njesite administrative te kesaj bashkie.

Para disa muajve eshte realizuar finalja e aktivitetit “Promovimi i vlerave, te trashegimise kulturore, natyrore dhe produkteve te territorit” organizuar nga Bashkia Shkoder, ne bashkepunim me projektin “Bashkite per ne Europe”, financuar nga Bashkimi Evropian.

Këto aktivitete realizohen në kuadër të promovimit të produkteve të sektorit agro-përpunues të Njësive Administrative të Bashkisë Shkodër.

Të konceptuara si hallkat e një zinxhiri, të cilat plotësojnë njëra-tjetrën me pasuritë e pafundme që ato ofrojnë, kulmojnë në panairin e madh të Shkodrës, si epiqendër e rëndësishme, e cila mbledh rreth vetes njësitë përbërëse dhe plotësuese të saj.

Perfaqesite me te mira te tyre I jane bashkuar pasurise sone te perbashket, per te treguar vlerat identifikuese por dhe promovuese.

Prej 3 vitesh organizohen festa qe po bashkojne banoret ne nje qellim, promovimin e vlerave te zones se tyre.

Idea per organizimin e festave te tilla lindi ne vitin 2017 gjate hartimit te projekt- buxhetit te Bashkise Shkoder.

Ishin 2 njesi administrative qe e organizuan kete feste: Guri i Zi dhe Ana e Malit. Me pas u be nje feste e perbashket e 10 njesive.

Kurse, ne vitet 2018dhe 2019, festat u shtrine ne 10 njesite, organizimi i te cilave ka lene mbresa te shumta.

– Ne Ane te Malit, festa mori emrin festa e Sheges

– Velipoja, lojrat sportive ne rere dhe uje

– Thethi, nje dekor i mrekullushem ne Alpet shqiptare dhe pjesmarrje e gjere e artisteve, gatimet tradicionale, servirjet e tyre, koncerti serioz, etj

– Pulti, itenerari i levizjeve, shijimi i natyres, por dhe gezimi i banoreve vertete te izoluar per shkak te rruges, por qe ne nje fare menyre u mendua per nje feste per ta.

– Rrethinat, me ate panair te bollshem dhe te shumellojshem, etj.

LEAVE A REPLY