Wednesday, April 24, 2024
Home Kronika Plagosi me armë zjarri mirditorin, pranga 73-vjeçarit në Delvinë

Plagosi me armë zjarri mirditorin, pranga 73-vjeçarit në Delvinë

0
786

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Kopaçëz, në Delvinë.

Rreth orës 04:00, për motive të dobëta shtetasi K.N ka  plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin M.D., 48 vjeç, banues në Mirditë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Me marrjen e njoftimit shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë Delvinë dhe Specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku falë veprimeve të shpejta e profesionale kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar K.N., 73 vjeç, banues në fshatin Kopaçëz, si dhe bllokimin e armës së zjarrit tip Kallashnikov që ka kryer plagosjen” njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here