Friday, April 12, 2024
Home Aktualitet “Shqipëria ka diell për të gjithë”, Meta: Alarmante, shpopullimi i vendit. Shqiptarët...

“Shqipëria ka diell për të gjithë”, Meta: Alarmante, shpopullimi i vendit. Shqiptarët duan dialog të vërtetë

0
759

Presidenti Ilir Meta e cilësoi alarmante dhe dramatike largimin shqiptarëve nga vendi. Teksa merrte pjesë në veprimtarinë e prezantimit të Mesazhit të Atit të Shenjtë, Papa Françesku, për Ditën e 53-të Botërore të Paqes, me temë: “Paqja si udhë shprese: dialog, pajtim dhe kthesë ekologjike” në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë”, kreu i shtetit tha se ky fenomen kërkon një përgjigje mbarëkombëtare nga aktorët por dhe nga qytetarët shqiptarë.

Po ashtu ai i dha një mesazh të qartë klasës politike në vend, ndërsa theksoi se politika duhet të vihet në shërbim të qytetarëve.

“Shqipëria të shpëtojë nga dimri i Europës. Rreth 300 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi. Nëse dikush këtu do të më thoshte se kjo ndodh kudo, nuk është kurrësesi në këto përmasa. Kemi të bëjmë me fenomen shpopullimi. Nëse nga Serbia largohet një serb, nga Shqipëria 5 shqiptarë. Kjo është situatë alarmante dhe dramatike dhe kërkon një përgjigje mbarëkombëtarë nga aktorët dhe qytetarët e saj. Ndaj dhe ati i Shenjtë theksoi se kërkohet që t’i bëhet thirrje ndërgjegjes morale. Ndaj duhet të nxisim procese të reja për t’u dhënë njerëzve shpresë për të ardhmen. Politika dhe politikanët duhet i vinin në shërbim të njerëzve të thjeshtë. Të drejtohemi duke i shërbyer njerëzve. Shqipëria ka një politikë e cila ende nuk po ecën në drejtimin e duhur. Sot shqiptarët kanë nevojë për një dialog të vërtetë. Ata duan që zëri i tyre të dëgjohet. Shqiptarët janë një popull shprese dhe këtë e kanë treguar. Shqipëria ka diell për të gjithë”, tha Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here