Friday, February 21, 2020

Koronavirusi/ Italia ndërpret fluturimet me Kinën, Conte: Mos përhapni panik e alarm social

163
0

“Në Itali janë konfirmuar 2 rastet e para të prekura nga koronavirusi“.

Me këto fjalë Kryeministri italian, Giuseppe Conte ka hapur konferencën e jashtëzakonshme për mediat të mbajtur mbrëmjen e së enjtes 30 janar ku i pranishëm ishte dhe Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza.

2 të prekurit nga koronavirusi janë një çift kinez nga Wuhan, i cili prej datës 23 janar qëndronte në një hotel luksoz në qendër të Romës. Ata kishte udhëtuar nga aeroporti i Malpensa në Milano drejt Romës.

Çifti kinez është shtruar në repartin e izoluar në Institutin shëndetësor për sëmundjet infektive në Romë dhe është nën kontrollin e një ekipi të specializuar mjekësor.

Hoteli ku kanë qëndruar çifti kinezë është një strukturë luksoze në qëndër të Romës me 200 dhoma e një personel të madh shërbimi. Dhoma ku ka qëndruar çifti kinez është vënë nën izolim. Gjithashtu, Kryeministri italian gjatë konferencës për shtyp ka informuar se Italia ka vendosur të ndërpres të gjitha fluturimet nga Kina e sipas kreut të qeverisë italiane është vendi i parë në botë që merr një masë të tillë në nivel kombëtar.

Kryeministri italian ka bërë thirrje të mos përhapet panik e alarm social. Po merren të gjitha masat për të identifikuar të gjitha vendet që çifti kinez ka vizituar në Itali. Në Europë , tha Conte janë identifikaur deri më sot 10 raste të prekura me koronavirus dhe është mëse normale që dhe në Itali të ketë raste të tilla.

Për Ministrin italian të shëndetësisë, Roberto Speranza, situata është serioze por jo alarmuese. “Gjëndja është nën kontroll”, tha ai.

Çifti kinez ndodhej në Itali prej 10 ditësh. Fillimisht kishin ndalur në Milano e më 23 janar kanë mbërritur në Romë.

Burrë e grua kanë shfaqur shenjat e koronavirusit natën e 29 janarit e një ekip mjekësor i ka viziutar në hotelin ku po qëndronin. Në mbrëmjen e 30 janarit kryeminstri italian Giuseppe Conte konfirmoj rezultatet pozitive mjekësore se çifti i turistëve kinezë nga Wuhan janë të prekur nga koronavirusi.

LEAVE A REPLY