Bën pazarin me pensionisten, Basha: Si Vera ka dhe shumë të tjerë që kujdesen me sakrifica për familjen

0
878

 

Kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka nisur të shtunën duke bërë pazare. Ai ka postuar një foto në rrjetin e tij social në facebook, teksa ndihmonte një zonjë gjatë kohës kur ajo bënte pazaret. Basha shkruan se Vera është një pensioniste me të cilën, demokrati kishte diskutuar problemet në kuadër të takimit me qytetarët. ”Me Verën, gjyshen që çdo ditë e nis me pazaret dhe preokupimin për t’i gatuar familjes. Pensionistja që si shumë të tjerë në Shqipëri kujdesen mes sakfricave për fëmijët, nipërit dhe mbesat”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here