Lezhë/ E kishte kthyer lokalin në kazino, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari

0
871

 

Aktiviteti  i lojërave të fatit në lokale është i ndaluar me ligj, e megjithatë në një lokal në ishull të Shëngjinit kjo ishte injoruar.

Policia e Lezhës arrestoi në flagrancë shtetasin me iniciale E.P. 37 vjeç, banues në Lezhë  dhe shpalli kërkim A.N. 37 vjeç, banues në Ishull, Shengjin.

Policia bëri të mundur sekuestrimin e 20 kompjuterave në ambjentet e lokalit në Ishull, Shëngjin që përdoreshin për të vënë lloto.

“Nga informacione të siguruara në rrugë policore si dhe në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin, gjatë kontrollit që shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë ushtruan në Ishull, Shëngjin, në ambjentet e lokalit në përdorim të shtetasit E.P., u gjetën 20 kompjutera të markave të ndryshme ,në gjendje pune, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale” informoi policia e Lezhës. 

Akuza ndaj tyre është ajo e ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për vepren penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here