Masa të rrepta: Maturantët që kapen me celular përjashtohen nga të gjitha provimet

0
661

 

Maturantët/kandidatët që paraqiten në qendrën e provimit ose që konstatohen gjatë provimit me celular, përjashtohen nga të gjitha provimet e maturës shtetërore dhe kanë të drejtë t’i japin ato pas një viti.

Vetë ministrja Shahini e publikoi në facebook videon ku informohet masa ekstreme.

Besa Shahini: ”Një masë e tillë garanton një proces të drejtë të zhvillimit të provimit dhe ndihmon për një administrim cilësor.”

Maturanti që kapet me celular do ketë mundësi ti japë ato pas një viti.

Përjashtimi nga testimi do të jetë edhe atëherë kur maturanti ndryshon vendin, komunikon me të tjerët apo refuzon kontrollin nga administratorët.

Vendimi është miratuar nga MAS në nëntor 2019 ku parashikohen masa ndëshkimore dhe ndaj administratorëve që kapen me shkelje.

Dhe hartuesit e testimeve do të përballen me masa ndëshkimore nëse del teza.

Për të kaluar maturantët duhet të sigurojnë jo më pak se 25% të pikëve dhe nuk do ketë rivlerësim të tezës.

Vlerësimi do të jetë elektronik dhe rezultatet do të publikohen brenda 30 qershorit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here