Wednesday, April 17, 2024
Home Politikë Meta përshendet marrëveshjen dhe uron Kurtin: Arritje sa më të mëdha në...

Meta përshendet marrëveshjen dhe uron Kurtin: Arritje sa më të mëdha në të mirë të Kosovës

0
481

Presidenti Ilir Meta përshëndet arritjen e marrëveshjes mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës për bashkëqeverisje.

Në një postim në facebook, Meta thotë se një qeverisje e qëndrueshme është në interes, jo vetëm të Kosovës, por edhe të gjithë rajonit.

Meta: Përshëndes ngrohtësisht arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje të Lëvizjes Vetëvendosja (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) si dy parti fituese të zgjedhjeve të përgjithshme të 6 tetorit 2019 në Kosovë. Një qeverisje e qëndrueshme është në interes, jo vetëm të Kosovës, por edhe të gjithë rajonit. Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga z.Albin Kurti i uroj suksese dhe arritje sa më të mëdha në të mirë të Kosovës në sfidat që e presin.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, hodhën të dielën nënshkrimet në marrëveshjen për formimin e qeverisë së re për të cilën do të votohet të hënën në parlamentin e Kosovës.

Sipas marrëveshjes, qeveria e re do të ketë 15 ministri dhe nga to, Vetëvendosje do t’i ketë gjashtë syresh, po aq sa edhe Lidhja Demokratike, ndërsa 3 ministri do ti kenë pakicat.

Sipas marrëveshjes, posti i kryetarit të parlamentit do t’i takojë Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe sipas zotit Kurti, kryetari aktual, Glauk Konjufca do të marrë një post qeveritar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here