Friday, April 19, 2024
Home Aktualitet 140 mln lekë për partitë politikë, vetëm PS merr 63 milionë lekë

140 mln lekë për partitë politikë, vetëm PS merr 63 milionë lekë

0
584

Plot 140 milionë lekë nga buxheti i shtetit do të përfitojnë paritë politike për vitin 2020.

KQZ në mbledhjen e sotme ka miratuar shpërndarjen e fondeve vjetore, për partitë politike në formën e ndihmës financiare vjetore për vitin 2020.

PS është forca e parë politike që përfiton më shumë fonde, 63.417.047 lekë, më pas PD 38.911.877 lekë dhe LSI 20.012.797 lekë.

Partitë e tjera që përfitojnë janë edhe PDIU, Lista e Barabartë dhe Partia Socialdemokrate.

Shpërndarja e fondeve

1.      Partia Socialiste e Shqipërisë               63.417.047 lekë

2.      Partia Demokratike                              38.911.877 lekë

3.      Lëvizja Socialiste për Integrim            20.012.797 lekë

4.      Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet       7.447.477 lekë

5.      Lista e Barabartë                                    4.841.667 lekë

6.      Partia Socialdemokrate                          5.369.137 lekë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here