Kryemadhi vijon vizitën e saj në SHBA, viziton Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane

0
645

 

Në vijim të vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u ndal në New Jersey ku vizitoi Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Riverdale.

Kryemadhi u prit nga Presidenti i Qendrës Kulturore Shqiptare Amerikane, Burim Zhuta dhe drejtuesit e qendrës, ndërsa dhuroi për këtë qendër disa libra në gjuhën shqipe në mënyrë që fëmijët shqiptarë në Amerikë të mos humbasin lidhjen me atdheun dhe më gjuhën amtare.

Gjithashtu, kryetarja e LSI zhvilloi dhe një takim në shkollën Islame “Miraxh” ku u takua me mësuesit e shkollës dhe me Imam Tahirin, që drejton Qendrën Islame Kulturore Shqiptare.

Imami Tahiri tha se synimi i tij është ndërtimi i raporteve të hapura me shumë faktorë pa lënë mënjanë dhe marrëdhëniet ndërfetare.

Ndërsa Kryetarja e LSI i falenderoi për punën e vyer që bëjnë në shërbim të komunitetit shqiptar në SHBA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here