Thursday, April 18, 2024
Home Kronika Prokurori i Antimafias Italiane për Rai 3: Kemi identifikuar shqiptarë në Kolumbi...

Prokurori i Antimafias Italiane për Rai 3: Kemi identifikuar shqiptarë në Kolumbi në krah me Ndranghetan

0
772

Udhëtimi i RAI 3 në Shqipëri me reportazhin në katër pjesë të titulluar “Kufiri Evropës”  është mbyllur me kronikën e fundit të transmetuar një natë më parë 2 shkurt 2020 , në edicionin qendror të lajmeve të orës 19.00.

Në fokus është vënë trafiku i kokainës dhe roli i krimit të organizuar shqiptar që në aleancë me mafian kalabreze  Ndrangheta janë bërë protagonistë të transportit të saj nga Kolumbia në Europë.

Në mikrofonin e RAI 3 ish Drejtori i Policisë shqiptare thotë se ky trafik është rritur pasi nuk ka pasur një vullnet politik për ta luftuar.

“Sipas një analize të Drejtorisë së Doganave shqiptare, thotë gazetari italian Vlaterio Kataldi, trafiku i bananeve në Shqipëri më 2018 është rritur me 62% e vendet kryesore të importimit janë Kolumbia e Ekuador. Lajm ky që duket se zbulon një sekret që të gjithë e dinë se shpesh në ngarkesën me banane udhëtojnë dhe ngarkesa me kokainë. Ngarkesa e fundit ishte 137 kilogramë e kapur në një anije që nga Kolumbia mbërriti në Greqi duke kaluar përmes Shqipërisë. E me këtë metodë klanet shqiptare transportojnë kokainë në të gjithë Europën si dhe kjo ngarkesë e kapur në Gjermani.”

Gazetari italian ka intervistuar Prokurorin e Antimafias Italiane Nicola Gratteri, i cili thotë ” se kemi hetuar shqiptarë në biznes me Ndranghetan për trafikun e kokainës. E kemi identifikuar shqiptarë në Kolumbi në krah me Ndranghetan.”

Në Kolumbi ka broker shqiptarë që hyjnë në marrëveshje me narkos e organizojnë trafikun e kokainës drejt Europës. E konfirmojnë dhe hetimet e drejtësisë ekuadoriane e 3 vrasjet e kryera gjatë 3 viteve të fundit në Guayaquil, një nga portet kryesore me dalje në oqean. 3 shqiptarë u ekzekutuan në vitet 2016-2018.

“E ky fakt që konfirmon nivelin e lartë që ka arritur në trafikun e drogës mafia shqiptare”, thotë për median italiane ish Drejtori i Policisë shqiptar Ahmet Prenci.

“Edhe kolumbianët e kanë nisur duke kultivuar kanabis, thotë ai, por pa mbështetjen e politikës që mbyll një sy, nuk mund të kalohen sasi kaq të mëdha droge.”

“Problemi sipas ish Drejtorit të Policisë Shqiptare, është se nuk ka vullnet politik për të luftuar narkotrafikun. Nga 2013 janë kapur vetëm trafikantë të vegjël. Krerët e narkotrafikut shqiptar nuk janë kapur kurrë. E është evidente se ka dika që nuk funksionon në Shqipëri.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here