Vetem 20 km larg nga qyteti i Shkodres, shkolla 9-vjecare e cila mban emrin e mesuesit te pare ”Lush Kola” ne Barbullush frekuentohet nga 350 nxenes qe nga arsimi parashkollore e deri ne 9- vjecare. Kjo shkolle e cila ka nje staf pedagogjik prej 30 arsimtaresh ofron per nxenesit e saj plot risi, aktivitet, klase multifunksionale por edhe nje binjakezim me shkollen “Qamil Batalli” ne Prishtine. E ftuar ne studion e ”Pasditen ne Tv1” drejtoresha e shkolles Elida Halilaj por edhe nxenes te kesaj shkolle na njohin me shume rreth ketij binjakezimi dhe projekteve qe do te zhvillojne se bashku.
Elida Halilaj: Binjakezimi me shkollen ”Qamil Batalli” ne Prishtine eshte dicka e vecante dhe risi per shkollen tone. Kemi bere shume aktivitete te perbashketa ku nje nder ta ishte festimi i perbashket i festave te 28-29 nentorit ne Prishtine vitin e kaluar. Ishte nje aktivitet qe na dhuroj emocione ne mesuesve por edhe nxenesve qe do te mbesin gjate ne kujtesen tone. Te shumta jane edhe benefitet e ketij binjakezimi sic jane shkembimi i eksperiencave te ndryshme, njohjet dhe krijimi i miqesive mes nxenesve. Nje tjeter projekt qe mendojme ta zhvillojme se bashku eshte edhe festimi i 7 marsit ketu ne shkollen tone. Kemi edhe projekte te tjera te cilat jane ne diskutim dhe shume te vecante sic eshte ”Te flasim bashke”. Realizimi i ketij projekti eshte ne tentative te cilin po mendojme ta zhvillojme me 10 nxenes nga shkolla jone dhe me 10 nxenes te nje shkolle nga nje qytetet ne Kanada te cilet jane me origjine shqiptare, te cileve do te jepet nje hapesire prej 30 minutash per te folur shqip dhe per tu njohur me shume me kulturen shqiptare ndersa nxenesit e shkolles tone do te flasin anglisht, keshtu do te kete nje shkembim eksperiencash.Eshte nje projekt paksa i veshtire per tu realizuar shkak te ndryshimit te ores qe kemi me Kanadane por qe shpresojme shume qe t’ja dalim.