Sunday, April 14, 2024
Home Aktualitet Ambasadori shqiptar në Kinë i shqetësuar: Shpërthimi i koronavirusit nuk është ndalur...

Ambasadori shqiptar në Kinë i shqetësuar: Shpërthimi i koronavirusit nuk është ndalur aspak, zgjidhja në dorën tuaj

0
648

Shpërthimi i koronavirusit në qytetin Wuhan të Kinës ka shkaktuar 427 të vdekur dhe mbi 23.000 persona janë të infektuar. E gjithë bota është në panik për shkak të përhapjes me shpejtësi të virusit.

Lidhur me këtë situate emergjente ka reaguar edhe ambasadori shqiptar në Kinë, Selim Belortaja. Me anë të një statusi në facebook, ai shprehu shqetësimin për situatën pasi shpërthimi i koronavirusit nuk është ndalur aspak.

Selim Belortaja: ‘’Ne kohe epidemish e krizash është e pritshme që të plasin të dyja: edhe ekzagjerimet (deri ne tablo apokaliptike!) por edhe euforia dhe shpartallimi i i virusin ..me rrahje gjoksi e recitime! Qarkullon dhe nje videokëngë keto ditë ”pop-style”, kur pas çdo strofe, një grafikë grushti e dergon ne djall virusin ..vetem me nje uppercut! Lulëzojnë mitet dhe imagjinata dhe pak hapesire ngelet per shkencetaret e vertete qe po luftojnë të gjejne rrënjët e virusit, izolimin e tij, ilaçin per sherim. Dhe masën mbrojtëse per me tej.

Jam i shtrënguar ta ndërhyj sërisht për përgjegjesinë qe kemi ndaj bashkëkombasve këtu. Shpërthimi i nCoV nuk është ndalur aspak. Nuk ka ende një ilaç kundër nCoV!! (shif OBSh bashkangjitur). Numuri i te infektuarve rritet me rreth 3000 ne ditë (gjithesej raportohen 20.613). Ndersa vdekjet ditore shkojne 50-60 (65 vdekje ditën qe shkoi). 427 shifra gjithsej. Jo vetëm udhëheqja e qeveria, por e gjithë shoqëria kineze i është dedikuar ketij prioriteti absolut: stopimit të epidemisë dhe gjetjes së formulës shkencore për shërimin. E hapur ndaj bashkëpunimit nderkombetar. Por ende pa ndonjë deklaratë Relaksi e ..Zgjidhjeje!’’

Në postimin e gjatë në facebook ambasadori Belortaja i sugjeron shqiptarët që jetojnë atje të marrin në dorë fatin e tyre dhe të respektojnë udhëzimet e rregullat e rekomandimet e autoriteteve: administrative e higjeno-sanitare

Selim Belortaja: ‘Sot që flasim nuk kemi kurrfarë arsye per eufori. I drejtohem sidomos motrave e vellezerve shqiptarë në Kinë. Sado të ashpra e vështirësuese që po bëhen për jetën e përditshme: ndiqni e respektoni kufizimet, rregullat e rekomandimet e autoriteteve ketë: administrative e higjeno-sanitare. Ato dine me shumë se ç’bëhet këtu. E dyta, merreni në dorë vetë zgjedhjen tuaj për vendqendrimin këto javë! askush nuk ka zbuluar ndonje formulë që s’jua tregon juve! Askush s’ka ndonjë platformë shtetërore të rezervuar! merrni vendim te pjekur.

Ndiqni se paku Faqen e OB Shëndetësisë! Raportimi këtu (foto bashkangjitur) është vjeteruar tashmë. Sot ka shifra te tjera. Të jemi optimiste ne vullnetin e kapacitetet e Kinës dhe përpjekjen e përbotshme është vetëm njëra anë. Tjetra është persistenca e pashembullt e këtij virusi. Uroj shëndet e fat të mirë per gjithkënd, në Shqipëri, Kinë e anekënd botës.’’

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here