Saturday, April 13, 2024
Home Politikë Anti-KÇK Rama: Ky ligj është frymëzuar nga dashuria për këtë vend dhe...

Anti-KÇK Rama: Ky ligj është frymëzuar nga dashuria për këtë vend dhe vullneti i hekurt për të shkatërruar burimet financiare të krimit

0
532

Ligji anti-KÇK e deklaruar nga kryeministri Rama ka ngjallur debate në sferën e politikës dhe jo vetëm. Një pjesë e opinionit publik, analistëeve dhe komentatorve në televizione e kanë komëntuar këtë levizje nga Kryeministri si një shoë ose flluksë sapuni.

Duket sikur shumë pak njerëz besojnë se ky operacion i ndërmarrë nga qeveria do të jetë i suksseshëm.

Megjithatë kreu i qeverisë ka reguar më anë të një postimi për të gjithë skeptikët e paketës anti-KÇK.

Nëpërmjet një postimi në Twitter Rama shprehet se koha do të provojë përsëri edhe njëherë se dashuria për vendin, vullneti për ta bërë shtet modern Shqipërinë, vendosmëria për t’i rënë me kokë mureve të vjetra, do të fitojnë mbi hipokritët, dembelët e parazitët që jetojnë me llafe, gënjeshtra e broçkulla duke helmuar shqiptarët!

Sipas kryeministrit ligji Special është frymëzuar nga dashuria për këtë vend dhe vullneti i hekurt për të shkatërruar burimet financiare të krimit, duke marrë shembull nga historitë e suksesit të vendeve si Italia e Britania e Madhe që me ligjet speciale goditën në zemër mafian apo terrorizmin.

Në fund të postimit të tij kreu i qeverisë thotë se jo vetëm PD po edhe plot të ashtuquajtur analistë e komentatorë po i kundërvihen antiKÇK-së, në një përçartje kolektive brenda kutisë së televizorit! Sepse për ta krimi është ushqimi i politikës e audiencave së tyre kundër qeverisë dhe mes krimit e qeverisë ata zgjedhin krimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here