Kanë frikë nga virusi, nuk tërhiqen pakot e blera online që vijnë nga Kina

0
832

 

Përhapja e vazhdueshme e koronavirusit dhe shtimi i rasteve ka sjellë frikë te shumë individë. Një aspekt që ajo ka ndikuar është edhe blerja online. Kina është një nga tregjet më dominuese të botës dhe sigurisht kryeson edhe në atë online. Por frika e sëmundjes ka shtyrë shumë klientë të ndalojnë blerjen e produkteve që vijnë nga aty. Duke pasur parasysh se virusi transemtohet dhe në sipërfaqe të forta, ata kanë frikë se do të infektohen. Kështu shumë produkte të porositura nuk janë marrë, ndërsa shitjet në përgjithësi kanë rënë.

Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve shpjegon në faqen e vet online se ka shumë pak mundësi reale që dikush të infektohet nga një pako e sjellë nga Kina. Kjo për arsye se virusi nuk mund të jetojë shumë gjatë jashtë trupit të njeriut. Dhe pavarësisht se një individ mund ta mbart virusin për javë të tëra, në një sipërfaqe të tillë virusi do të mbijetonte vetëm disa orë.

Vërtetë për tu shqetësuar është kur dikush tështin apo kollitet dhe jo sipërfaqet e ftohta. Ekspertë shëndeti rekomandojnë masa për ruajtjen e higjienës.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here