Makinës së të vërtetës nuk do t’i nënshtrohet vetëm kandidatët e SPAK dhe BKH, por edhe efektivët e policisë.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë fjalës së tij në çertifikimin e njësisë së ekspertëve të poligrafit tha se do të donte ta fillonte nga vetja.
Sandër Lleshaj: Ky instrument nuk do të përdoret vetëm për SPAK-un apo BKH, por do të përdoret në vijimësi për të gjithë rekrutimet e reja në policinë e shtetit SHÇBA, Gardën e Republikës, si dhe për diagnostifikimin periodik të të gjithë personave që shërbejnë në institucionet e sigurisë publike dhe do të doja të filloja nga vetja ime nëse do të merrej vendim.