Moti i keq, pezullohen udhëtimet Durrës – Bari

0
816

 

Autoriteti portual i Durrësit njofton se si pasojë e motit të keq, janë pezulluar dy udhëtime mbrëmjeje nga Durrësi për në Bari.

Në njoftim thuhet se kërkohet mirëkuptimi i të gjithë qytetarëve, kurse saktësohet se sot është bërë një udhëtim i një trageti nga Durrësi në Ankona. Bëhet me dije sesi pasojë e motit të  keq, është mbyllur Porti në Bari.

Njoftimi i Autoritetit Portual Durrës:

🗣Njoftim mbi pezullimin e përkohshëm të lundrimeve drejt Portit të Barit🛳

Si pasojë e mbylljes së përkohëshme të Portit të Barit, për shkak të situatës së motit, ju bëjmë me dije se tragetet e parashikuara për t’u nisur mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit, pezullojnë përkohësisht lundrimin drejt këtij Porti.

📌Konkretisht:

🛳Trageti “Bari”, i linjës Durrës-Bari;

🛳Trageti “AF Marina”, i linjës Durrës-Bari;

, parashikuar për t’u nisur nga Porti i Durrësit rreth orës 23:00 të mbrëmjes së sotme, kanë anulluar lundrimin, si pasojë e situatës së motit🌊

Agjencitë lundrimore kanë bërë njoftimin e të gjithë pasagjerëve për këto ndryshime, deri në një njoftim të dytë për rikthimin në normalitet.

Ndërkohë, trageti i linjës Durrës-Ankona është nisur pa problem drejt destinacionit, sot në orën 17:00, pasi situata në këtë Port paraqitet më e qetë.

⚓️Porti i Durrësit kërkon mirëkuptimin e të gjithë udhëtarëve, për vonesat e krijuara, duke siguruar se gjithçka është në funksion të sigurisë së tyre të udhëtimit🛳

#MaritimeAlbania🇦🇱🛳⚓️

Drejtoria e Përgjithshme Detare

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here