I gjithe muaji janar ka qene i vecante per oratorin e Don Boskos pasi i eshte dedikuar i gjithi me aktivitet te ndryshme ne nder te Shen Gjon Boskos. Te ftuar ne studion e ”Pasdite ne Tv1” drejtuesi i oratorit Don Giuseppe Russo tregon per eksperiencen e tij te re ne keto 6 muaj drejtim te oratorit si dhe aktivitet e zhvilluara per gjate ketij muaji. Dy animatoret Tonilda Cela dhe Flavia Prela tregojne rendesine qe ky orator ka per ta si dhe koordinimin e punes per aktivitet e shumta qe zhvillojne.

Don Giuseppe Russo: Kam vetem 6 muaj ne drejtimin e oratorit dhe ne fakt me duket sikur kam ardhur dje. Kam gjetur te rinje qe kane deshiren dhe vullnetin e mire per te dhene pakez lumturi te tjereve falas. Nuk eshte aspak e veshtire organzimi dhe koordrimini i te gjithe ketyre te rinjeve. Secili prej tyre kane kuptuar qe per te qene te lumtur duhet te japim dicka falas per te .Kam gjetur nje gatishmeri te vecante dhe kjo eshte nje pike e forte e oratorit qe eshte i rrethuar me njerez te motivuar per te ndihmuar. Muaji janar i dedikohet Shen Gjon Boskos sepse ka vdekur me 31 janar te 1888. Gjeja kryesore ka qene koncerti i koreve qe eshte nje tradite shume e bukur qe e kam gjetur ketu. Ndersa qe nga dta 22 janar cdo dite ne kemi marre nje Shenjte dhe kemi treguar jeten dhe sakrificat e tij per te sjelle nje mesazh tek femijet shoqeruar edhe me lutjet e perditshme. Me daten 31 janar e cila shenon edhe permbylljen e aktiviteteve kemi kremtuar  meshen e Shenjte me ipeshkvin e Vlores.

Emisionin ”Pasdite ne Tv1” mund ta ndiqni te plote me poshte

PASDITE NE TV1 CHANNELMUAJI I DON BOSKOS DISA NGA AKTIVITETET KRYESORETE FTUAR:DON GIUSEPPE RUSSOTONILDA CELAFLAVIA PRELA

Posted by TV1 Channel – Shkodër on Wednesday, February 5, 2020

LEAVE A REPLY