Reshjet e shiut bllokojnë Shkodrën, qytetarët : Në mes të qytetit nuk mund të qarkullojmë, turp

0
680

Pergjate ketyre 5 viteve bashkia Shkoder nuk ka mbajtur premtimet e saj as per zonat rurale e as per qytetin. Megjithese flitet me te madhe per investime ne infrastrukture, eshte pikerisht kjo e fundit qe le per te deshiruar. Reshjet e shiut te rena bllokojne kalimin ne disa rruge dhe rrugica te qytetit per shkak te infrastruktures.

Rruga “Ymer Prizreni” ngjitur me shkollen industriale ne Shkoder eshte nje prej tyre, ku banoret per te hyre dhe dale nga shtepite, ju duhet te kalojne permes pellgjeve me uje. Kete gje e shprehin nepermjet lidhjes direkte me emisionin “Start” ne Tv1 Channel.

Bashkia kujtohet vetem ne fushata elektorale kur kerkon vota, ndersa ne periudha te tjera nuk na njeh si banore te saj, thone familjet qe jetojne ne kete lagje.

Te thuash qe kryebashkiakja Ademi dhe administrata e saj nuk e njohin kete zone, do te ishte nje e pavertete e madhe, pasi kur behet fjale per investime miliona lekesh ne qendra multifunksionale, ajo nuk nguron te leshoje doren. Por ne kete zone ku prioritare do te duhej te ishte infrastruktura, bashkia ben sikur nuk sheh apo degjon dhe per banoret jetesa ne ditet e dimrit eshte nje sfide me vete.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here