Friday, April 19, 2024
Home Arsim Shahini: 83 mln euro për rikonstruksionin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti

Shahini: 83 mln euro për rikonstruksionin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti

0
561

83 milionë euro do ti duhet qeverisë për të rikonstruktuar shkollat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në Komisionin e Medias u shpreh se plani për rimëkëmbjen është i ndarë në tre faza.

Besa Shahini: Është hartuar një plan rigoroz i rimëkëmbjes me ndërhyrje afat shkurtra, janë ndërhyrjet afatmesme që përfshijnë intervenimet në infrastrukturën shkollore, aty ku duhet të ndërtohet nga e para apo pjesërisht në ndonjë shkollë e dëmtuar. Plani afatgjatë është i përqendruar  në menaxhimin e situatave të rrezikshme për të ardhmen, pra  për forcimin e shkollave në mënyrë që në rast të tërmeteve që mund të ndodhin  në të ardhme mos shkaktojnë dëme.

Është vlerësuar se vlera totale e rikonstruksionit vlerësohet në masën e 83 mln euro. Ndërsa për rimëkëmbjen, trajnimet e mësuesve dhe transportin e nxënësve dhe gjithë procesin tjetër mbështetës do të kushtojë 12 mln euro dhe kjo shtrihet në një periudhë kohore 5-vjeçare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here