Thursday, April 18, 2024
Home Politikë A duhet të largohet Basha nga drejtimi i PD nëse humbet zgjedhjet?...

A duhet të largohet Basha nga drejtimi i PD nëse humbet zgjedhjet? Ja si përgjigjet Bujar Nishani

0
866

Ish-presidentit Bujar Nishani dhe kryetar i Këshillit Kombëtar të PD ishte I ftuar mbrëmë në emisionin  “Arena” të Dritan Hilës.

Pyetjes së gazetarit Roland Qafoku: “A duhet të largohet nga drejtimi i PD Lulzim Basha nëse humbet zgjedhjet parlamentare të radhës?
Bujar Nishani iu përgjigj: Unë e kam dëgjuar edhe këto ditë këtë. Të diskutosh apo devijosh diskursin politik para zgjedhjeve te mundësia e largimit të kryetarit dhe propabiliteti i largimit të kryetarit, absolutishyt e fut të gjithë subjektin tënd politik, e fut në tezën e disfatës. Politika është perceptim dhe ti e di ndoshta më mirë se sa unë se je analist dhe gazetar i vjetër. Askush nuk është i pazëvendësueshëm. Por që ta devijosh diskursin politik a do të iki, a s’do të iki lideri, ti e ke futur forcën tënde politike në një diskurs absolutisht disfatist që nuk i shërben asgjë. Prandaj, unë mendoj që do të jetë shumë gabim për këdo nga ana e Partisë Demokratike dhe përfaqësuesve të saj nëse e kthejnë në diskutim. Nuk mund të jetë objekt diskutimi kjo gjë. Ne futemi në zgjedhje per të fituar. Ju si gazetar jeni në të drejtën tuaj dhe ju kërkoni të eksploroni mendime dhe qendrime por kjo nuk mund të bëhet në parti.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here