Aksident me 3 të plagosur në superstradën Lezhë- Milot

0
694

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në superstradën Lezhë- Milot.

Në afërsi të kryqezimit të Shënkollit janë perplasur dy automjete.

Për pasojë 3 të rinj kanë mbetur të plagosur.

Ata janë transportuar në spitalin e Lezhës. Policia ne vendngjarje po heton per shkaqet e aksidentit.

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë – Milot, në afërsi të urës së Matit, automjeti me drejtues shtetasin K.F. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F.K.

Si pasojë e përplasjes kanë marrë demtime 2 shtetas që ndodheshin si pasagjerë në mjetin me drejtues F.K., të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave te aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here