Friday, April 12, 2024
Home Politikë Meta takon kongresmenin amerikan: Konsolidim i arritjeve në Ballkan

Meta takon kongresmenin amerikan: Konsolidim i arritjeve në Ballkan

0
425

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kongresmenin amerikan Eliot Engel.

Presidenti Meta thotë se gjatë bisedës vlerësuan rëndësinë e partneritetit strategjik dhe forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera shqiptaro-amerikane.

“Si njohës i shkëlqyer i rajonit, ai është edhe një përkrahës i angazhimit të vazhdueshëm të SHBA për të konsoliduar të gjitha arritjet e deritanishme në Ballkan për paqen, stabilitetin, sigurinë, demokracinë e shtetin ligjor, dhe forcuar lidhjen tonë transatlantike”, shkruan Ilir Meta në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here