Paketa Anti-KÇK, Meta: Një luftë që zhvillohet çdo ditë, jo me fushata. Askush s’e pengon qeverinë të ngrejë Task-Forca

0
574

 

Presidenti Ilir Meta teksa ka komentuar paketën ‘Anti-KÇK’ në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit, që po godet eksponentë të krimit dhe asetet e tyre të ngritura nga veprimtaria kriminale, deklaroi se kjo luftë duhet të vijojë çdo ditë dhe jo vetëm në fushata.

Në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’ Meta pohoi se legjislacioni në fjalë për këtë paketë ka qenë aty, ndërsa shtoi se nuk mund të bëhen mbivendosje. Po ashtu ai tha mesazhin e qartë se politika, duke nisur nga vet kreu i shtetit, Kryeminisitri, Kryetari i kuvendit, nuk duhet të ndërhyjnë në drejtësi.

Mes të tjerash ai tha se askush se pengon qeverinë të ngrejë task-forca. “Lufta kundër krimit është një kërkesë e vjetër. Kjo është një luftë që zhvillohet çdo ditë, jo me fushata. Mendimi im ishte se i gjithë legjislacioni ka qenë aty, askush nuk e pengon që të ngrejnë Task-Forca të vazhdueshme. Por kur bëhet ndërhyrje në legjislacion, ato duhet të jetë të mirëmenduara. Nuk duhet të bëhen mbivendosje. Sepse nuk i shërbejnë forcmit të ligjit. Ajo që mund të bëhet është shembulli i gjithë politikanëve, nga presidenti i Republikës, nga kryeministri, në respektimin e Kushtetutës, në mosndërhyrje në çështje të drejtësisë. Çdo përpjekje që kërkon të shtyjë dhe të vërë në tryseni institucionet e reja të drejtësisë, të cilat janë krijuar në klimë të polarizuar, si shërben forcimit ligjor, ndaj duhet të reflektojmë që të rivendosim qetësinë.”, tha Meta.

Teksa u ndal tek metodologjia e re e BE për negociatat e BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Meta tha se: “Ne prej kohësh kemi pasur pritshmëri pozitive, por në situatën aktuale shpresojmë që sa më shpejt të arrihet kompromisi për zgjedhimin. Siç ka kërkuar Franca dhe ndonjë vend tjetër. Është e rëndësishme që të tregojmë përgjegjshmëri në përmbushjen serioze të disa prej kërkesave të Bundestagut.

Kreu i shtetit u ndal dhe tek reforma zgjedhore dhe pritshmëritë e tij nga ky proces, si një ndër kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman. “Por në pozitën e presidentit do të thoja se do duhet të kemi një reformë të përfunduar dhe vendosje të legjitimitet të institucioneve demokratike në vend.”, pohoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here