Saturday, April 13, 2024
Home Politikë Raporti i KiE, Luan Rama: Provë se zgjedhjet e 30 qershorit kanë...

Raporti i KiE, Luan Rama: Provë se zgjedhjet e 30 qershorit kanë rënë

0
455

Nënkryetari i LSI Luan Rama thotë se raporti i Delegacionit të Autoriteteve Lokale të KiE është një provë e qartë se zgjedhjet e 30 qershorit kanë rënë.

Në një dalje për mediat nga selia e LSI, Rama tha se Shqipëria duhet të përmbushë detyrat e shtëpisë të përcaktuara në rezolutën e Bundestagut si kusht për hapjen e negociatave.

Luan RamaDelegacioni i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës në qëndrimin e tij zyrtar thekson përmes deklaratës së bërë nga z.Gunn Marit Gelgesen që është Presidenti i Dhomës ë Rajoneve të Kongresit se për fat të keq, citoj: Zgjedhjet lokale të vitit 2019 nuk ishin të favorshme për forcimin e demokracisë lokale në Shqipëri, por kanë çuar në më pak pluralizëm në bashki dhe në një erozion të më tejshëm të besim të qytetarëve në institucionet e vendit. 

Shqipëria duhet të përmbushë detyrat e shtëpisë të përcaktuara në rezolutën e Bundestagut Gjerman si kusht për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Prandaj mazhoranca në mënyrë të veçantë qeveria, duhet të heqë dorë nga bllokimi i qëllimshëm i Gjykatës Kushtetuese, duhet të heqë dorë nga përpjekjet për të kapur Gjykatën Kushtetuese duke kompromentuar në këtë mënyrë të gjithë Reformën në Drejtësi. Sepse në mënyrë të qëllimtë ka bllokuar Gjykatën Kushtetuese pikërisht për të krijuar terrenin e pandëshkueshme risë, terrenin e mos zbatimit të ligjit dhe terrenin e kriminalizmit të më tejshëm të jetës publike, politike në vend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here