Sunday, April 14, 2024
Home Kronika Policia dhe FNSH aksion në të gjithë vendin, janë shoqëruar 134 persona

Policia dhe FNSH aksion në të gjithë vendin, janë shoqëruar 134 persona

0
618

Aksioni i Policisë për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë, me mjete të blinduara pa dokumentacionin përkatës, për goditjen e trafiqeve të paligjshme dhe bllokimin e mjeteve të vjedhura si dhe mbajtjen nën kontroll të personave me precedent kriminal janë shtrirë në të gjithë territorin e vendit.

FNSH-ja, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme, Policia Kriminale dhe ajo e Qarkullimit Rrugor, pika kontrolli  të lëvizshme, në orare të ndryshme ditën dhe natën, por edhe kontrolle të befasishme për automjetet në lëvizje në të gjitha qytetet e vendit.

Policia thotë se si rezultat i kontrolleve, gjatë 72 orëve të fundit, janë shoqëruar në Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe, një numër i konsiderueshëm automjetesh luksoze, të cilat do t’i nënshtrohen verifikimit të dokumentacionit.

“Njëkohësisht janë shoqëruar në të gjitha Drejtoritë Vendore, 134 persona me precedent kriminal apo pa dokument identifikimi me vete, të cilët qarkullojnë në orët e vona të natës. Këta persona i janë nënshtruar verifikimeve dhe kontrolleve të mëtejshme”, thotë policia.

Kontrolle të tilla me afat kohor të shkurtër, do të vijojnë në të gjithë vendin edhe në ditët e ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here