Friday, April 19, 2024
Home Politikë Rama në Abu Dhabi: Enkas për rindërtimin dhe Konferencën e Donatorëve

Rama në Abu Dhabi: Enkas për rindërtimin dhe Konferencën e Donatorëve

0
529

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në një vizitë në Abu Dhabi.

Mësohet se kreu i qeverisë do zhvillojë një takim me Princin e Kurorës Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nahyan.

Sipas informacioneve paraprake, çështjet që do diskutojë Rama janë Rindërtimi pas tërmetit dhe Konferenca e Donatorëve në Bruksel.

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi shkaktoi 51 viktima dhe mbi 1000 të plagosur. Të shumta qenë dëmet materiale nga tërmeti shkatërrimtar.

Në raportin e fundit të qeverisë dëmet llogariten në 985 milion euro. Në pamundësi ekonomike për t’i përballuar vetë dëmet e tërmetit, më 17 shkurt do zhvillohet Konfereca e Donatorëve në Bruksel ku pritet të mblidhen fonde për rindërtimin pas tërmetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here