Video/Stuhia Kiara në Britaninë e Madhe, avioni ‘përplaset’ në pistë dhe dështon uljen

0
1012

 

Momente frike për pasagjerët në bordin e një avioni të British Airways, i nisur nga Abuja, në Nigeri dhe i drejtuar në Londër, në Britaninë e Madhe.

Avioni, për shkak të erërave të forta që kanë goditur vendin për shkak të stuhisë Ciara (me shpejtësi deri në 130 km/orë), ka dështuar në uljen në pistë në aeroportin e Heathrow, në Londër.

Mjeti preku pistën, por pa arritur të kompletojë uljen. Piloti është detyruar të marrë sërish kuotë dhe- siç referojnë mediat lokale- në një tentativë të dytë ka arritur të ulet.

Stuhia Ciara, që ka goditur Europën ka sjellë probleme në qarkullim ajror dhe atë hekurudhor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here