Presidenti Meta thirrje të rinjve: Mos kërkoni degë të lehta, do të keni një të ardhme të vështirë

0
765

 

  

Presidenti Ilir Meta duke shfrytëzuar një takim me dhjetëra studente ekselente, pedagoge e mësuese në kuadër të ditës ndërkombëtare të grave dhe vajzave në shkencë u drejtoi një mesazh të rinjve.

Kreu i shtetit i këshilloi të rinjtë të mos kërkojnë studime në degë të lehta, sepse tha ai do të kenë një të ardhme të vështirë.

Ilir Meta: Nuk duhet të synojmë shkollë të lehtë dhe rrugë të lehta sepse jeta do të jetë e vështirë. Duhet të përqendrohemi çdo ditë në mënyrë që të marrim atë edukim që e bën suksesin më të lehtë në jetë dhe që garanton për çdo të ri, një mundësi për të afirmuar personalitetin e vet, jo vetëm shkencor, por edhe shoqëror, edhe intelektual, edhe ekonomik.

Pas takimit në Presidencë, kreu i shtetit publikoi në rrjetet sociale disa fotografi, ndërsa ndau mesazhin duke u bërë thirrje shqiptarë të mos e braktisin vendin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here