Friday, April 19, 2024
Home Kronika Tre të dënuar me burg përjetë por që ende gëzojnë lirinë

Tre të dënuar me burg përjetë por që ende gëzojnë lirinë

0
962

Policia e shtetit kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e tre personave të cilët edhe pse të dënuar me burg përjetë vazhdojnë të gëzojnë lirinë. Këta janë 3 personat e rradhës të cilët janë objekt i punës së Njësisë së Kërkimit.

Në kërkim janë:

I dënuari me burg përjetë Barjam Boci

Në datën 24 qershor 2015, në fshatin Lazarat, Gjirokastër, gjatë një operacioni policor është vrarë me armë zjarri punonjësi i Policisë së Shtetit I. B., si dhe janë plagosur punonjësit J. I. dhe P. H, ku Barjam Boci ka qenë pjesë e grupit që ka qëlluar në drejtim të Policisë.

Barjam Boci është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, për veprat penale “Vrasja me dashje në rrethana cilësuese” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

I dënuari me burg përjetë Alban Baftjari

Në datën 7 mars 2001, në fshatin Shetel, Shijak, Durrës, shtetasi Alban Baftjari, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka shkuar në orët e vona të mbrëmjes, në banesën e shtetasit Xh. B., për të vjedhur dhe ka plagosur rëndë shtetaset Sh. B., S. B. dhe shtetasin Xh. B., i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Alban Baftjari është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vjedhja me pasojë vdekjen, në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

I dënuari me burg përjetë Jashar Begani (Begami)

Në datën 21 korrik 1997, në zonën e stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë, shtetasi Jashar Begani (Begami) ka vrarë shtetaset A. L. (B.) dhe Z. K. Jashar Begani (Begami) është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here