Thursday, August 13, 2020

Vasili: Rilindja kërkon të kapë institucionet e drejtësisë dhe Gjykatën Kushtetuese

139
0

Rilindja kërkon të kapë Gjykatën Kushtetuese. Kështu është shprehur nënkryetari i LSI Petrit Vasili në një dalje për mediat paraditen e sotme.

Petrit Vasili: Rilindja ka ndërmarrë një grusht të vertetë shteti kundër shtetit ligjor. Ajo po zhbën reformën në drejtësi duke shkatërruar ligjet e paketës së reformës në drejtësi. Këto ligje po shkatërrohen, po shqepen, qepen sipas dëshirës së rilindjes. Sot po ndiqet logjika e faktit të kryer të Gjykates Kushtetuese dhe per te hequr pengesat kunder kësaj kapje puçiste.

Betimi i Gjykates Kushtetuese të bëhet jo nga buza e lanes siç bëri Arta Vorpsi por të kthehemi te posta e lagjes.

Me një letër te dërguar në postë gjykatësi fillon punë, ku është parë kjo?”

Vasili u shpreh se qeveria kërkon të kapë institucionet e drejtësisë që të mos dënohet për aferat korruptive.

Petrit Vasili: ‘’Shqiptarët e kanë parë qe çdo betim që kryhet te Presidenti bëhet në një kohë të shkurtër me afatet minimale kushtetuese. Këto veprime tregojnë finalizimin e kapjes se drejtesise, dhe për ta shkatërruar atë.

Korrupsioni me Teatrin Kombëtar, ligji i dividendit janë disa nga çështjet që kanë demtuar interesat shtetërore dhe në mënyrë që të mos dënohen, rilindësit duan të kapin Gjykatën Kushtuese.”

Sipas Vasilit qëndrimi i opozites eshte i papajtueshem, i prerë, i qartë dhe eshte kambane alarmi për të sotmen dhe për të ardhmen e Shqipërisë.

Në fund të deklaratës së tij ai tha se shteti i së drejtës ka rënë përtokë dhe është dita kur të githë duhet të mbajnë një qëndrim të fortë dhe se opozita do të reagojë me të gjitha mjetet e saj demokratike.

LEAVE A REPLY