Presidenti Ilir Meta kujton sot 115-vjetorin e ndarjes tragjike nga jeta të një prej figurave më të shquara patriotike të kombit dhe klerit shqiptar, Papa Kristo Negovani.
“I martirizuar për aktivitetin e Tij të jashtëzakonshëm iluminist në mbrojtjen, promovimin dhe përhapjen e gjuhës shqipe, si dhe të vlerave tona më të mira kombëtare, Papa Kristo Negovani, do të nderohet përjetë për kontributin e çmuar që dha për çështjen shqiptare dhe pavarësinë e Shqipërisë, deri edhe me sakrificë sublime”, shkruan Meta në Facebook.