Friday, April 19, 2024
Home Politikë Basha pas takimit me Sorecën: Zgjedhje të parakohshme, pjesë e zgjidhjes së...

Basha pas takimit me Sorecën: Zgjedhje të parakohshme, pjesë e zgjidhjes së krizës dhe reforma administrative

0
549

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti paraditen e sotme në zyrën e tij në selinë blu ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca.

Në një komunikim për gazetarët pas takimit, Basha tha se me diplomatin europian diskutoi gjerësisht për reformën zgjedhore dhe aktualitetin politik.

Kryedemokrati nënvizoi se opozita mban të njëjtin qëndrim në raport me zgjedhjet e parakohshme.

Basha: Gjithë beteja jonë është që zgjedhjet e parakohshme të bëhen sa më shpejt dhe shqiptarëve t’ju rikthehet mundësia të zgjedhin me votë institucionet e tyre, duke filluar me parlamentin, bashkitë. Kjo është rruga e vetme për të ndaluar krizën politike, gremisjen e vendit.Kriza ekonomike është produkt i krizës politike.

I pyetur nëse opozita do të shkojë në zgjedhje pa një ndarje të re territoriale, Basha tha se ka ardhur koha që edhe reforma administrative të jetë pjesë e zgjidhjes së plotë të krizës politike.

Basha: Për ne reforma administrative është e dështuar. Nuk ka prodhuar ato që u premtuan, por të kundërtën. Më shumë korrupsion, më pak shërbime, taksa më të larta. Ka ardhur koha që si pjesë e zgjidhjes së plotë të krizës të rishikohet dhe reforma administrative dhe decentralizimi i pushtetit vendor.

Lidhur me reformën zgjedhore, Basha tha se ka një angazhim total nga opozita që reforma të përfundojë me 15 mars, por shtoi se një gjë e tillë nuk varet vetëm prej tyre por edhe nga mazhoranca.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here