Eksperti i OBSH-së: Koronavirusi jashtë Kinës sapo ka filluar, do të prekë çdo shtet

0
714

 

Eksperti i OBSH-së Dale Fisher ka dhënë alarmin në lidhje me koronavirusin, i cili deri më tani ka marrë jetët e mbi 1100 personave, se ky virus do të përhapet dhe në vendet e tjera. ‘Daily Mail’ shkruan se secili shtet në botë duhet të përgatitet që do të përballet me koronavirusin, pasi tashmë virusi po përhapet jashtë Kinës.

Dale Fisher, ekspert australian i sëmundjeve ngjitëse, tha se tashmë që virusi do të ketë arritur kulmin në Kinë, gjendja do të përkeqësohet në pjesën tjetër të botës. “Virusi është përhapur në vende të tjera, ku është fillimi i epidemisë. Në Singapor jemi në fillim të epidemisë. Besoj se secili shtet do ta ketë një rast.”, tha ai.

Capture

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here