Friday, April 19, 2024
Home Aktualitet Rritet frikshëm numri i viktimave nga koronavirusi, mbi 1100 jetë të humbura...

Rritet frikshëm numri i viktimave nga koronavirusi, mbi 1100 jetë të humbura e 45 mijë të infektuar në mbarë botën

0
713

Koronavirusi, që shpërtheu në Kinë në fund të muajit dhjetor 2019, është kthyer tashmë në një alarm botëror, teksa çdo ditë po merr deri në 100 jetë njerëzish. Mediet botërore raportojnë se numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në mbi 1100, ku shumica dërrmuese e të vdekurve shënohet në Kinë.

Por, të prekur nga ky virus i frikshëm vdekjeprurës janë edhe shumë vende të tjera të botës. Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit e ka cilësuar koronavirusin rrezikun më të madh në botë të momentit, që kalon sipas tij, edhe terrorizmin, duke iu bërë kështu thirrje të gjithë vendeve të reagojnë fuqishëm për ta izoluar.

Ndërkohë, janë të infektuar me koronavirus mbi 45 mijë njerëz në të gjithë botën, duke bërë që ky të kalojë prej ditësh edhe virusin SARS, që shpërtheu po në Kinë në vitin 2003, duke lënë mbi 700 të vdekur e mijëra të infektuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here