Senati i heq imunitetin Matteo Salvinit/ Ja për çfarë do dalë në gjyq

0
644

 

Senati i Italisë ka votuar për të lejuar prokurorët të çojnë në gjyq liderin e ekstremit të djathtë Matteo Salvini për akuzat e mbajtjes së migrantëve në det.

Matteo Salvini, i cili më parë shërbeu si ministër i brendshëm i Italisë është akuzuar për mbajtjen e paligjshme të njerëzve në një varkë jashtë Siçilisë, për ditë të tëra në gusht 2019, sipas BBC.

Rreth 116 migrantë mbetën në Gregoretti për afër një javë.

Të mërkurën, një shumicë e senatorëve votuan që gjyqi i liderit të Lega Nord të avancojë.

Salvini ka thënë vazhdimisht se dëshiron të shkojë në gjykatë. Ai i tha dhomës që ai dëshironte “t’i tregonte botës” se politikat e tij të migracionit “shpëtuan dhjetëra mijëra jetë”.

“Unë jam absolutisht i qetë dhe krenar për atë që kam bërë. Dhe do ta bëj atë përsëri, sapo të kthehem në qeveri,” tha ai më vonë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here