Basha në Kukës: Emigrimi nuk është zgjidhje, por oferta e vetme e qeverisë

0
467

 

Në kuadër të turit #Po të dëgjoj, kryetari i Partisë Demokratike ka qenë sot në Kukës, ku është takuar me të rinjtë e këtij qyteti.

Teksa i falenderoi për mikrpritjen, lideri i opozitës është shprehur se, emigrimi nuk është zgjidhje e tyre, por mundësia e vetme që iu le qeveria.

“Në Kukësin e varfëruar e të harruar nga qeveria, të rinjtë kërkojnë mundësi për të punuar, mundësi për të jetuar, mundësi për të zgjedhur. Emigrimi nuk është zgjedhja e tyre, por oferta e vetme e kësaj qeverie për ta. Megjithatë i gjeta me zemrat plot me shpresë dhe me vendosmëri frymëzuese për ta ndryshuar këtë realitet, një orë e më parë. Falemnderit të rinjve dhe të rejave të Kukësit për mikpritjen prekëse, për bisedat dhe për frymëzimin që jeni dhe përcillni! #PotëDëgjo”, shkruan Basha në postimin e tij në Facebook.

Image

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here