Friday, February 21, 2020

Itali/ Aksident tragjik, humb jetën i riu shqiptar, babai i dy fëmijëve

577
0

 

ITALI

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në zonën e La Secca në Itali. Një shqiptar, i cili po udhëtonte me makinë, ka humbur jetën për shkak se automjeti i tij u përplas me një kamion të tonazhit të rëndë.

Mediat italiane shkruajnë se viktimë në aksident ka mbetur shtetasi nga Shqipëria Endri Zaimi 25 vjeç, baba i dy fëmijëve. I riu ishte duke u kthyer në shtëpi pasi kishte qenë turni i natës në fabrikën ku punonte. Makina e tij tip Volvo u shkatërrua tërësisht për shkak të përplasjes së fortë me kamionin, shkruajnë mediat italiane.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe policia. Ata janë duke hetuar rastin

  • foto galeri
  • foto galeri

 

LEAVE A REPLY