Thursday, April 25, 2024
Home Kronika Ja kush janë dy personat e tjerë që do të deklarojnë pasurinë

Ja kush janë dy personat e tjerë që do të deklarojnë pasurinë

0
666

Dy persona të botës së krimit do të duhet të plotësojnë formularin e deklarimit të pasurisë.

Sipas policisë, ata janë shtetasit:

– O. J., banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, në bashkëpunim”;
– P. S., banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”;

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, tha policia.

Në përmbushje të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ, OFL thotë se vijon veprimet e pandërprera, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe, duke kryer veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here