Saturday, April 20, 2024
Home Politikë Meta takohet me Komisionin e Venecias: Kemi bërë një kushtetutë të mrekullueshme

Meta takohet me Komisionin e Venecias: Kemi bërë një kushtetutë të mrekullueshme

0
521

Komisioni i Venecias është takuar sot me kreun e Shtetit, Ilir Meta për çështjen e  Gjykatës Kushtetuese.

Presidentit Meta ka deklaruar se “ne me komisionin e Venecias kemi bërë një kushtetutë të mrekullueshme! Herë pas here ne e çmontojmë dhe e prishim balancën”

Meta: Për çështjen e ligjit që e kam pagëzuar si kryeKÇK do te flas pasdite! U miratua çuditërisht para se Venecia të vinte. Unë e dua shumë komisionin e Venecias dhe Venecian! Vjet mora edhe luanin e Venecias! Unë kurrë nuk do te thirrja Venecian për një çështje kaq të thjeshtë! Për te lexuar thelbin e kësaj çështje, anëtari i parë emërohet nga Presidenti, i dyti nga Kuvendi, i treti nga Gjykata e Lartë! Edhe dy fëmijë të klasës së parë e lexojnë qartë.

Ndërkohë me 14 shkurt, delegacioni i Venecias do të takohet me kreun e KED, Ardian Dvorani.

Aktualisht Komisioni i Venecias ka administruar pyetjet e Kuvendit, të cilat kërkojnë ta cilësojnë antikushtetuese dekretin e Kreut të Shtetit për anëtaren e Kushtetueses Marsida Xhaferllari,

dhe kërkesën prej 64 faqesh të Ilir Metës ku akuzon Parlamentin dhe kreun e KED-së Ardian Dvoranin se kanë shkelur Kushtetutën për emërimin e dy anëtareve të tjera të Kushtetueses Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji.

Pas vizitës në Tiranë, Venecia do të ketë edhe një raport paraprak për vendin tonë, ndërkohë që me 20 mars do të mbahet edhe seanca plenare me dyer të mbyllura e Komisionit të Venecias.

Në këtë seancë përfaqësuesit e Presidencës dhe të Kuvendit do të arsyetojnë kërkesën e tyrë përpara zyrtarëve të këtij Komisioni dhe në fund të këtij takimi do të ketë edhe një raport përfundimtar për t’i dhënë zgjidhje debatit institucional për Gjykatën Kushtetuese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here