Për nesër moti do të jetë i vranët në të gjithë territorin, shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme dhe lokalisht të herëpashershme me intensitet mesatar deri dhe të lartë (reshjet me intensitet deri të lartë në qarqet Shkodër, Berat, Elbasan, Vlorë e Gjirokastër).

Në zonën e Alpeve si dhe lartësitë mbi 700-800 metër në verilindje dhe juglindje, reshjet e shiut pas orëve të mesditës kthehen në reshje dëbore. Pas orëve të pasdites, bie intensiteti i reshjeve dhe bëhen të herëpashershme dhe të dobëta.

Temperaturat në vlerat minimale parashikohen nga 4ºC në zonat malore deri në 12ºC në ato bregdetare, ndërsa në vlerat e mesditës ato parashikohen nga 6ºC në zonat malore deri në 15ºC në ato bregdetare.

LEAVE A REPLY