Dita e Shen Valentinit njihet ndryshe si dita e te dashuruarve ne te gjithe boten. Permes lidhjes direkte ne emisionin “Start” ne Tv1 Channel gazetarja Merisa Gjoni kishte perzgjedhur nje çift shkodran i cili ka shume vite qe feston Shen Valentinin.

Çifiti shkodran Rifati dhe Shpresa Karini jane nje shembull per tu ndjekur sesi dashuria vazhdon te jete po aq e madhe edhe pas shume vitesh martese.

Prej shume vitesh ata punonje si rrobaqepes dhe sot Rifati ka edhe 80 vjetorin e tij te lindjes.

Rifati: Gjate gjithe jetes time kam punuar, por pavaresisht moshes une serish do te vazhdoj punen ne profesionin tim. Kam qene vetem 11 vjeç atehere kur nisa punen si rrobaqepes dhe keshtu kane kaluar 61 vite pune. Ne moshen 12 vjeçare kam qepur pantallonat e para dhe te gjithe mbeteshin te habitur prej meje. Si ka mundesi qe nje femije kaq i vogel te beje nje pune kaq te madhe.

Kaq vite te kaluara bashke me Rifatin kane qene vertete te lumtura, kemi bere nje jete te thjeshte, por nje jete te mbushur me dashuri, nje jete qe per ne ka qene kenaqesi. Me aq mundesi sa kemi patur gjithmone e kemi shijuar jeten edhe nga ana profesionale dhe ajo personale. Mendoj qe per deri ketu ku kemi arritur jemi te plotesuar.

Shpresa: Me Rifatin jemi fejuar me 2 mars te vitit 1975. Ne njifeshim bashke si rrobaqepes ndonese nuk ishim ne nje ndermarrje. Rifati punonte poshte shtepise time dhe u pershendesnim çdo dite. Por nje shkendije e vogel na beri qe ne te njifemi dhe te jemi ketu ku jemi sot. Te vetmet debate qe ne mund te kemi jane ato qe lidhen me profesionin tone si rrobaqepes.

LEAVE A REPLY