Kontrolli rutinë i bën gropën shqiptarit, kapet me 8.5 kg kokainë

0
1158

 

Policia italiane ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një shtetas shqiptar 45-vjeçar, me precedent të mëparshëm penale në trafikun e drogës.

Shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur ishte me një makinë me targa gjermane. Ai u ndalua nga forcat e rendit gjatë një kontrolli rutinë, ndërsa kur u pyet për arsyet e udhëtimit nuk mundi ta justifikonte.

Kjo rriti dyshimet te policia, e cila gjatë kontrollit gjeti edhe lëndën narkotike.

Sipas asaj që raportojnë mediat italaine, edhe makina që kishte shqiptari në posedim, nuk ishte në emrin e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën tetë pako kokainë të mbështjella me celofan dhe të vulosura me shirit izolues, ndërsa pesha e kokainës shkonte në total 8.5 kg.

Shqiptari u transferua në burgun e Bolzanos, kurse droga u konfiskua dhe u dërgua në Laboratorin e Analizave të Substancave të Policisë së Laives.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here