Një sasi eksplozivi ka shpërthyer gjatë natës në fshatin Gocaj të Lezhës.

Lënda eksplozive është vendosur në derën e një dyqani në pronësi të shtetasit Arben Malotaj duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Familja Malotaj pretendon se nuk ka asnjë konflikt dhe nuk di arsyet e vendosjes së lëndës eksplozive në biznesin e tyre.

LEAVE A REPLY