‘Të rinjtë fajësojnë politikën’,Kryemadhi në Fier: Rama vrasës i punësimit

0
557

 

Monika Kryemadhi është ndalur në Fier ku duke radhitur problemet e Shqipërisë ka thënë se populli ndihet inferior përballë Ramës.
Sipas kryetares së LSI, të rinjtë të cilët emigrojnë në masë nga Shqipëria fajësojnë politikën dhe ajo i jep të drejtë.
Kryemadhi thotë se ajo dhe opozita kanë faj pasi treguan indiferencë ndaj Ramës, dhe nuk ja kujtuan më shpesh 300 mijë vendet e punës që ai hapi. Gjithashtu ajo e cilësoi Ramën si një vrasës të punësimit si dhe

” Sot dua që me ju të ndajmë disa gjëra sepse angazhimi ynë dhe puna jonë nuk ndalet prej problemeve që ka Shqipëria. Ju e dini që motoja e LSI është Shqipëria shtëpia jonë.
Prej kohësh Shqipëria nuk shihet si shtëpi. Fieri e ndien më shumë se kurrë mungesën e të rinjve, biznesit, investimeve. Ndjen më shumë se kurrë taksat e larta, çmimet e larta që vijnë si rezultat i mosfunksionimit të ekonomisë jo vetëm në Fier. Ndien mungesën e shtetit dhe arroancën e administratës.

Ndien mungesën e ilaçeve por edhe riskun nga injoranca ndaj të rinjve por edhe abuzivitetit në shkolla.

Ju e patë se si një mësues donte të abuzonte me një nxënëse. E shihni se si rriten faturat e energjisë elektrike, ujit dhe ato të Bashkisë.
Shihni si rriten faturat e kopshtit apo shkollave. Kjo ka sjellë që shqitparët të largohen. Të ndihen të rrezikuar por edhe të varfër.
Bashkë me taksat e larta, çmimet e larta, por edhe mungesa e shërbimeve shqiptarëve i shtohen edhe malli për fëmijët.
Vetëm vitin e kaluar emigrimi u rrit me 22 %. Diplomohen, shkollohen dhe largohen më pas pasi nuk kanë mundësi punësimi këtu.

Shkuam në SHBA, takuam disa të rinj që po shkolloheshin por kishin vetëm një merak që të ktheheshin në Shqipëri. Por aman nëse do të martoheshin aty ata premtuan se nuk do të ktheheshin pasi donin shkollim dhe shërbime të njëjta në Shqipëri si në SHBA.
Ata fajësonin politikën. Ne kemi faj, pasi nuk ja kemi kujtuar Ramës 300 mijë vendet e punës. Ai jo vetëm që nuk hapi aq, por mbylli vende pune, biznese, dhe la në rrguë familje duke rritur madje edhe kostot, çmimet edhe taksat.

Rama rriti 2- fish faturën e energjisë elektrike. Faturën e TVSH-së e çoi 20% dhe rriti edhe çmimin e energjisë elektrike. Kemi sjellë sot që populli dhe shqiptarët të ndihen inferior ndaj tij, Edi Ramës që është vetëm një vrasës i punësimit.”- tha Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here