Wednesday, January 20, 2021

Përmbysje që në pjesën e parë, Teuta rrëmben fitore ndaj Vllaznisë

344
0

Teuta ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Vllaznisë me rezultatin 3-1.

Shkodranët kaluan të parët në avantazh me anë të Gurishtës në minutën e 17′. Pas një goditje dënimi të Gilman Likës, Teuta nuk arriti të heqë nga zona topin, ku aty u gjend Gurishta që e dërgon në portë.

Në minutën e 24′ u vendos barazpesha në “Niko Dovana” ku durrësakët shënuan me anë të Hoxhës.

Vetëm një minutë nga fundi i pjesës së parë, Todorovski përmbys rezultatin për Teutën.

Ai përfiton nga një gabim i portierit Laço ku merr topin dhe e dërgon në rrjetë.

Ndërkohë që pjesa e dytë nisi me vrull për ekipin bregdetar ku i ka mjaftuar vetëm disa sekonda për të gjetur golin e tretë.

Lorenco Vila u tregua i saktë me kokë pas krosimit nga e djathta.

Kjo fitore e ngjit Teutën në vendin e katërt me 35 pikë, vetëm 2 pikë larg zonës Europiane.

Por Vllaznia i është rikthyer rezultateve negative ku në pesë ndeshjet e fundit ka arritur vetëm 5 pikë.

Me këtë humbje ajo klasifikohet në vendin e tetë ku ndodhet në zonën e rrezikut.

LEAVE A REPLY