Dieta mesdhetare, më e mira në botë

0
629

 

Dieta mesdhetare ëshët cilësuar nga dietologët në mbarë botën si një nga më të shëndetshmet. Ajo ul rrezikun e diabetit, ul nivelin e kolesterolit në gjak, shmang demencën, humbjen e kujtesës, depresionin dhe kancerin e gjirit. Për të mos përmendur humbjen e peshës.

Dieta përfshin gatime të thjeshta me bazë bimore, shumë perime, fruta, arra dhe vaj ulliri ekstra të virgjër. Produktet e brumit dhe sheqeri nuk shihen.

Mishi përdoret rrallë dhe sa për t’i dhënë shije gatimeve, ndërsa peshku ndihet kudo.

Vezët, bulmeti, mishi i zogjëve janë gjithashtu shumë të pranishme.

“Është më shumë se një dietë, është një stil jetese,” thotë dietologu Al Bochi. “Ajo gjithashtu inkurajon ngrënien e vakteve me miq dhe familjarë, bisedat gjatë ngrënies, ngrënien e ushqimeve të preferuara në masën e duhur dhe ushtrimet.”

Dieta mesdhetare ka fituar çmimin e parë në rankimet e US News dhe World Report’s. Këtë dietë mund ta bëjë kushdo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here