Sunday, April 5, 2020

Kandidatët për kreun e BKH nisin sot përballjen me makinën e së vërtetës

104
0

Tetë kandidatët për Kreun e Byrosë Kombëtare të hetimit do ti nënshtrohet testit të Poligrafit ose makinës të së vërtetës. Ky test do të fillojë ditën e sotme dhe do përfundoj të premten.

Kandidatët do të përballen me makinën e të vërtetës nga dy në ditë. Me pas do të kenë intervistën dhe pastërtinë e figurës dhe integritetit.

Postit të drejtuesit te BKH-së i është dhënë shumë rëndësi nga ekspertët, e huaj të cilët po asistojnë në prokurorinë e posaçme antikorrupsion në fazën e ngritjes së institucioneve të reja.

Emri i përzgjedhur nga komisionit do ti dërgohet me pas KLP-së, e cila do te përcaktoj edhe drejtuesin e BKH-së I cili më pas do të vazhdoje procedurën me zgjedhjen e zëvendësit të tij dhe 40 OPGJ-ve, të cilët do t’i nënshtrohen të njëjtës përzgjedhje dhe do të kryejnë një trajnim në SHBA.

Deri në krijimin e kësaj strukture mbështetëse të SPAK veprimet po kryhen nga OPGJ-të e ish prokurorisë së krimeve të rënda të cilët kanë dhënë pëlqimin të qëndrojnë në detyrë deri në krijimin e byrosë kombëtarë të hetimit. Aktualisht ish-godina e prokurorisë së krimeve të renda ku është vendosur SPAK po i nënshtrohet një rikonstruksioni për t’iu përshtatur ndryshimeve të reja. Në këtë godinë do të vendoset edhe një repart përgjimesh që do të ndihmojë hetimet e kësaj strukture.

1-Aida Veizaj

2-Ardian Çipa

3-Artur Beu

4-Ervin Hodaj

5-Gentjan Shehaj

6-Lindita Nushi

7-Idajet Faskaj

8-Ylli Pjetërnikaj

LEAVE A REPLY